EMRI/ Parandalohet vrasja e 22-vjeçarit në Fier, në pranga agresori (VIDEO)

EMRI/ Parandalohet vrasja e 22-vjeçarit në Fier, në pranga agresori (VIDEO)

Një 19-vjeçar ra në prangat e policisë në Roskovec, pasi tentoi të vriste me thikë një shtetas.

I arrestuari është shtetasi Enkelejd Prifti, i cili goditi për motive të dobëta me thikë shtetasin J.G., që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

NJOFTIMI

Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe arreston autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Roskovec ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit  E. P., i cili për motive të dobëta, kishte goditur me thikë shtetasin J. G., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 19 vjeç, banues në Patos, për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë".

Shtetasi J. G. ndodhet në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy