
Gazetari Edison Myrteza deklaroi nga Kina përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se varianti i ri XBB sipas epidemiologëve është më i lehtë, shfaq probleme me diarrenë dhe stomakun dhe se temperatura nuk shkon më shumë se dy ditë.
Duke vijuar logjikën e tij, Myrteza tha se qytetarët dhe autoritetet në Kinë nuk janë fare të shqetësuar dhe se të gjithë po e kalojnë si një virozë e thjeshtë.
Më tej, gazetari tha se qeveria kineze nuk jep shifra për infektimet apo viktimat, por që mendohet se deri tani si pasojë e Covid kanë ndërruar jetë 20 persona, mbi 60-vjeç dhe të pa vaksinuar.
Këtë javë sipas epidemiologëve duket se në Kinë ka hyrë dhe nën varianti i ri i Covid, XBB. Sipas epidemiologëve është më ngjitës, pretendohet se mund të sjellë një valë të re. Të gjitha infektimet kanë arritur pikun.
Temperatura nuk shkon më shumë se 2-3 ditë. Nën variante XBB mund të sjellë diarre dhe probleme me stomakun.
Kina ka gati një muaj e ca që është hapur, nuk ka më kontrolle si maska, të gjithë janë të lirë për të lëvizur. Variantet e fundit nuk janë aq të rënda dhe kjo ka ndikuar në lehtësimin e masave. Është arritur infektimi i tufës masive. Pekini e ka arritur kulmin e infektimeve. Qeveria kineze nuk jep më shifra si për të infektuarit dhe viktimat. I gjithë informacioni qëndron në dorën e qeverisë është e vështirë për një shifër të saktë. Këtu nuk jepen informacione. Është e vështirë për numrat . Deri tani janë dhënë një shifër prej 20 viktimash, mbi 60 vjeç të pa vaksinuar. S’ka më vaksinime. Gjendja duket si para pandemisë i 2019. Arrihet temperatura e më pas kalohet në gjendje normale.
Qeveria ka deklaruar se në vitin e ri do të ketë lëvizje masive. Është kërkuar që bluzat e bardha të punojnë 24 orë në 24. Është kërkuar që dhe ditët e pushimit dhe të Vitit të Ri, punonjësit do të punojnë me orar të zgjatur. Kemi pasur probleme dhe me furnizimin me medikamentet mjekësore dhe kompanitë që prodhojnë ilaçe janë futur të punojnë me kapacitet të plotë.
Duket si virozë të gjithë po e kalojnë në formë viroze, nuk është më frika e madhe, marrja e medikamenteve dhe këshillat e mjekëve të gjithë po e kalojnë në ambientet e shtëpisë. Qeveria kineze ka lançuar marrjen e vaksinën kineze në mënyrë vullnetar. Nuk është alarmante. Mjekët nuk janë të shqetësuar, as njerëzit.
Qe pas hapjes dhe teste janë hequr zyrtarisht. Nëse dikush do të bëjë një test, mund të shkojë pranë një spitali që është i specializuar, apo nëpërmjet një testi PCR. Gjithçka është e qetë, secili vepron si të dojë.



