
17-vjeçarja nga Hasi, Ilirjeta Krasniqi është këngëtarja e pasionuar pas ninullave, veçmas ‘Këngëve të djepit”, si pjesë e trashëgimisë kulturore në vend.
Ajo ndau për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, pasionin e saj karakteristik muzikor dhe se si nisi kjo mënyrë e të kënduarit.
Kur këndoj ninullë është emocion i vërtetë, dhe kur i këndoj mundohem të futem në një gjendje të veçantë.
Mundohem të hyj në botën e nënave, të jep një emocion, një ndjenjë të papërshkrueshme, më pëlqejnë dhe e di e besoj që do ti këndoj përsëri.
Këngën e kam pasion që e vogël dhe kjo mënyrë e të kënduarit u prit mjaft mirë.
Ilirjeta rrëfen edhe pjesëmarrjen në Festivalin e Gjirokastrës dhe se si konkurroj me ninullën në këtë event muzikor të trashëgimisë kulturore.
Në Gjirokastër kur mora pjesën që të këndoja sepse fillimisht mu desh të konkurronim në Kukës, duhet më pas të performonim në Festivalin e Gjirokastër, aty ishim të gjithë pjesëmarrës me tradita, veshje, të cilat i përfaqësonim.
Ninullën, si pjesë e ka shkuar zysh Shkurte Mula, e cila ma ka dhënë si numër për ta kënduar dhe unë kur e këndova u prit mjaft mirë, dhe kur e këndova për herë të parë, ishte gjetje për mua.
Ishte emocion i papërshkrueshëm, ishte hera e parë dhe vërtetë doja të shihja veten duke kënduar ninulla, më pëlqente vetja.



