Mbyllja e TikTok/ Doda: Cenon privatësinë kombëtare dhe private. Ormeni: Qeveria të ngrejë një ekip kontrollues për postimet

Mbyllja e TikTok/ Doda: Cenon privatësinë kombëtare dhe private. Ormeni: Qeveria të ngrejë një ekip kontrollues për postimet

Pse qeveria po fokusohet në mbylljen e TikTok-ut dhe jo platformave të tjera si Instagram? Çfarë e bën TikTok-un më problematik?

A është TikTok më i rrezikshëm për privatësinë dhe mbledhjen e të dhënave sesa Instagram-i ose platformave te tjera?

Drupal Ad

Këtë pyetje i dhanë përgjigje në “MCN informacion”, ekspertët e teknologjisë, Arbër Ormenin dhe Mateo Dodën.

Ata u pajtuan se TikTok përgjon çdo lëvizje të perdorusit në telefon, teksa ndan mendimet se pse duhet të mbyllet dhe duhet kontrolluar përmes ekipeve të veçanta.

Arber Ormeni:

Tik tik në rrjete sociale po përdoret me të madhe dhe ka marrë peshë të madhe më shumë sesa instagram dhe Fb,

Algoritmi është një mekanizëm brenda aplikacionit i cili studion të gjithë lëvizjet e përdoruesve, i pari që e ka vendos, ka më shumë të dhëna, rezultatin e nxjerr të saktë dhe më të mirë sesa çdo aplikacion i ri që krijohet. Psh, ty të pëlqejnë videot që janë më lodra për fëmijë, ty të del si sugjerim ose video që del e radhës të del me po të njëjtën sugjerim, ose videot me kafshë, të servir të njëjtët kontent.

Kjo është një shkelje e privatësisë por për aq kohë sa e ke falës atë, ti je produkti në fund të ditës.

Nëse ti je në një shtet tjetër, dalin videot e atij shteti ku ti ndodhesh, ndërkohë që ti akseseon internetin përmes VPN, patjetër që edhe vendndodhja ndryshon, edhe videot dalin më ndryshe, do të dalin në gjuhë të huaja.  

Në çdo rast bllokomi i tikTok këtu, nuk mendoj se do bëhet tamam siç e kanë bërë në shtete tjera në mënyrë definitive. Rama po e mbyll TikTk pasi nuk ka mjaftueshëm të ardhura që ta investojë për ta përmirësuar atë  

Pse ta mbylli për një vit, ti e mbyll, mbaron zgjedhjet, nuk ke problem nga tikTok, por nëse ke probleme të tipit vrasje, krim, pedofili, atëherë ngrije një ekip që ti kontrolloj.

Qeveria në bashkëpunim më kompaninë  tik Tik të kërkojë të ketë akses për të punësuar shumë shqiptarë që ta kontrollojnë TikTik.

Mateo Doda:

Prandaj edhe unë jam shumë pro ndalimit të Tik Tok, jo për një vit, po të bëhet ban TikTok ose platformat tjera të tilla sociale për arsyen e privatësisë. Sepse kjo cenon edhe privatësinë kombëtare edhe privatësinë tënde ti individ dhe shumë gjera të tjera.

Tik tik ka baza dhe servera, data baza, që mund të servojnë informacion për vite me radhë  dhe kështu që jam i sigurt se këto të dhëna ruhen me vite me radhë edhe nëse ti i bën delete, ato ruhen sepse ti akoma do te jesh përdorues i një rrjeti social.  

Jam dakord q epo na cenohet privatësia, por ideja është se problemi më madhor është se po flasim për njerëz me shumë influencë, ato po cenohem më shumë prandaj dhe Amerika ua ka ndaluar në përdorim në administratë. Gjithë ky informacion që po i servir TikTik cenon edhe privatësinë e kombit ku unë jetoj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy