
Jan, Javelin ose Javelina, kështu po quhen shumë prej fëmijëve të lindur nën bombat e pushtimit rus.
Rrënja e këtyre emrave ka një referencë të dukshme tek fjala 'Javelin', emër që mban një raketë amerikane e përdorur gjerësisht nga ushtarët ukrainas kundër rusëve.
Lajmi u raportua nga agjencia Ukrinform, duke cituar Ministrinë e Drejtësisë së Kievit.
Për disa, lufta, në të cilën ukrainasit po luftojnë për pavarësinë dhe sovranitetin e vendit luajti një rol vendimtar në zgjedhjen e emrit për fëmijët e tyre. Kështu, në rajonin Vinnitsa dhe Kiev, të porsalindurit u quajtën Jan , Javelin dhe Javelina.



