Itali/ Aksident fatal ndërsa kthehej nga puna, vdes në vend 38-vjeçari shqiptar (FOTO)

Itali/ Aksident fatal ndërsa kthehej nga puna, vdes në vend 38-vjeçari shqiptar (FOTO)

Një 37-vjeçar shqiptar ka humbur jetën të dielën në një nga rrugët e provincës së Breshës, në Itali. Aksidenti ndodhi rreth orës 17:45 në aksin rrugor që lidh zonën e Valsabias me liqenin e Gardës.  Xhevahir Hoxha, 37 vjeç, drejtonte një mjet tip “Opel Zafira”, kur u përplas me “Volvo”-n e një familjeje gjermane, e lidhur me një rulo.

Mësohet se Hoxha po kthehej nga puna, ndërsa familja gjermane udhëtonte për pushime drejt liqenit të Gardës. Përplasja ka qenë aq e fortë saqë 38-vjeçari shqiptar ka mbetur i vdekur në vend, për shkak të dëmtimeve të mëdha në pjesën e kokës.

Impakti i fortë ka bërë që edhe një mjet i tretë të përfundonte në fushën në anë të rrugës. Pas aksidentit është dashur bllokimi për disa orë i qarkullimit në rrugë, në mënyrë që vendi i ngjarjes të pastrohej.

Policia dhe autoambulancat e mbërritura në vendin e ngjarjes me vështirësi arritën të nxirrnin trupin e 38-vjeçarit nga makina e tij, ndërsa familja gjermane (prindërit dhe dy fëmijët 1 dhe 4 vjeç) nuk janë lënduar.

Mediat italiane shkruajnë se gjatë gjithë kohës që vendi i aksidentit po pastrohej, celulari i viktimës binte vazhdimisht, me shumë gjasa nga familjarët që prisnin kthimin e tij nga puna.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy