
Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian ka miratuar sot raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në territorin e Kosovës.
Ky vendim konsiderohet një hap drejt dritës së gjelbër për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës me pasaporta serbe. Kujtojmë që pasaportat i lëshon Drejtoria Koordinuese në Beograd, e cila punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Më 1 janar të këtij viti hyri në fuqi vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët që posedojnë pasaporta biometrike të Kosovës.



