Gentian Trenova, ish-prokuror tha në studion e lajmeve të MCN TV nëse konstatohet falsifikim dokumentesh për çështjen e Zvërnecit, të gjitha veprimet juridike që janë bërë do të konsiderohen të pavlefshme.
Jo vetëm SPAK-u, por edhe prokuroritë e rretheve kanë të drejtë të hetojnë dhe të ngrenë akuza nëse do konstatojnë ekzistencën e veprave penale. Nëse do të konstatohet falsifikimi i dokumenteve të gjitha veprimet juridike që janë bërë do të konsiderohen të pavlefshme. Duhet parë nëse leja zhvillimore e dhënë për këto prona a kanë efekte juridike, a kanë më fuqi ligjore?
Duke vijuar Trenova tha se mungon transparenca sa i përket mënyrës si është proceduar deri në marrjen e lejes për ndërtimin në Zvërnec.
Mungon transparenca sa i përket mënyrës si është proceduar deri në marrjen e lejes, apo dhe kontratat që janë bërë mes personave që kanë në pronësi truallin dhe personave që kanë dëshirë të bëjnë një investim atje. Pronari i truallit mund t’ia japë të drejtën investitorit të bëjë aplikim për lejen e zhvillimit pavarësisht se ka kaluar pronësia. I jep të drejtën për të bërë procedurën, edhe për leje ndërtimit.



