Avokati Franc Nuri ka bërë një denoncim në KQZ ku 4 zarfe me vota janë hedhur në kosh në një qytet të Britanisë së Madhe.

Duke folur në “Fact Check” ai kërkoi sqarime nga KQZ përse s’po respektohet protokolli për shpërndarje të votave përmes DHL-së. Nuri solli edhe një tjetër denoncim të qytetarëve në Greqi, ku përfshihet Speedex.
“200 euro janë hedhur në kosh të Britanisë së Madhe. Është një mesazh që na ka ardhur dhe s’e kemi raportuar. Qytetin nuk e kemi për momentin. E kemi sjellë si shqetësim që na është raportuar nga qytetari. Një tjetër rast është Speedex në Greqi. Ne kërkojmë sqarime zyrtare nga ana e KQZ. Është thënë se vota do shpërndahet përmes DHL-së. Na kanë ardhur raste kur s’është respektuar protokolli në 100 për qind të rasteve".
I pyetur mbi formulën D'Hondt dhe votën e diasporës, Nurit tha:
“Me këtë formulë është e vështirë që gjërat të ndryshojnë në qarqe të caktuara. 3 mandate ka Kukësi, zakonisht janë ndarë 2-1. Votat e diasporës mund të ndryshojnë 20 mandatë, 10 mandate, ose zero mandate. Vota e diasporës mund të ndikojë në qarqe të vogla, që mund të jetë një plus, që e ndihmon një parti të konsolidojë bazën e saj, ose partinë sfidante që të shkëpusë një mandat”.



