Shkeljet e prokurorëve/ Memorandum bashkëpunimi mes ILD dhe Prokurorisë së Përgjithshme

Shkeljet e prokurorëve/ Memorandum bashkëpunimi mes ILD dhe Prokurorisë së Përgjithshme

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela formalizuan sot përmes nënshkrimit të një memorandumi, bashkëpunimin ndërinstitucional në drejtim të inspektimeve tematike e shkeljeve individuale të magjistratëve prokurorë.

Metani dhe Çela u shprehën se procedimi disiplinor duhet t’i shërbejë llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve prokurorë, në një ekuilibër midis parimeve të interesit publik për administrimin e drejtësisë, respektimit të të drejtave të individëve, parimit të ligjshmërisë, gjykimit të drejtë dhe të paanshëm, si dhe atij të ndarjes së pushteteve.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm e vunë theksin tek vendosmëria për respektimin rigoroz të Kushtetutës dhe ligjeve gjatë proceseve respektive të punës së dy institucioneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy