Vuçiç: Kosovën nuk e njoh, më vrisni po të doni

Vuçiç: Kosovën nuk e njoh, më vrisni po të doni

Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është prej disa muajsh në ngërç. Ndërsa qeveria në Prishtinë është e bindur në mosheqjen e taksës 100% mbi produktet serbe deri në njohjen e Kosovës si shtet nga Serbia, kjo e fundit  ngul këmbë se kjo nuk do të ndodhë.

Në këtë kuadër është edhe deklarata e fundit e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Duke iu referuar faktorit ndërkombëtar, Vuçiç është shprehur se nuk të mund ta detyrojnë ta njohë Kosovën si shtet.

“Mund të më vrisni, por kjo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëj këtë gjë. Më goditni, por unë s’do ta bëj! Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”, citon Vuçiq, Tanjug.

Samiti i Berlinit, i cili kishte për qëllim nxitjen e dialogut mes dy vendeve, përfundoi pa asnjë marrëveshje. Takimi i radhës është vendosur në Paris, ku sërish dy delegacionet do t’i presë presidenti francez Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ndërkohë, sot presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pritet të mbërrijë sot në Tiranë në kuadër të Samitit Brdo-Brione.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy