
Organizimi për 150 vjetorin e lindjes së Gjergj Fishtës në Muzeun Historik Kombëtar kishte pjesëmarrës sipas poetit Primo Shllaku vetëm 17 persona. Fakti që nuk u bë asnjë aktivitet për Fishtën në qytetet e Shqipërisë sipas tij tregon se nuk i kemi punët mirë. Ky fakt tha Shllaku në emisionin "Arnautistan" në MCN TV është dramatik pasi Fishta është nga ata që është vrarë shumë herë dhe prapë është gjallë.
“Ka një problem që duhet ta pranojmë të gjithë. Ne duhet të stabilizojmë kurset e diskursit. Unë isha në një mbledhje në Muzeun Kombëtar dhe në një sallë prej 300 vendesh ishin vetëm 17 vetë dhe me sa njihja unë 12 prej tyre i njihja që ishin gegë. Ata që ishin toskë ishin njerëzit e ngarkuar me organizimin. Fatkeqësisht nuk u bë asnjë lloj aktiviteti as në Gjirokastër, as në Vlorë, as në Fier. Kjo tregon se nuk i kemi punët mirë. Kjo është shumë dramatike. Fishta ka shumë primate, ai është vrarë më shumë se kërkush dhe prapë është gjallë”, tha Shllaku.



