Tetë deputetë thërrasin Ramën në interpelancë urgjente

Tetë deputetë thërrasin Ramën në interpelancë urgjente

Tetë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë thirrur në interpelancë urgjente kryeministrin Edi Rama. Kërkesa e tyre është dorëzuar ditën e sotme në Kuvend, siç parashikohet në rregullore dhe kryeministri do të duhet t’u përgjigjet shqetësimeve të tyre këtë të enjte.

Deputetët e kanë kërkuar interpelancën urgjente në lidhje me çështjen e hapjes së negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian, raporton “Lapsi”.

Duke theksuar faktin se BE pak ditë më parë nuk vendosi asnjë afat se  kur do të hapen negociatat, deputetët Mimoza Hafizi, Dashamir Shehi, Astrit Patozi, Vangjel Dule, Agron Duka, Nard Ndoka e Ben Blushi, shprehen të shqetësuar se “çështja e integrimit shtyhet në afate të panjohur, duke krijuar pengëse shprese, pasiguri e cënim të imazhit të Shqipërisë”.

Deputetët nënvizojnë se “hapja e negociatave me BE është një çështje prioritare e politikës sonë” dhe për këtë arsye ata kërkojnë “interpelancë urgjetne me kryeministrin e vendit, lidhur me veprimtarinë e tij dhe të qeverisë në këtë proces”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy