Krim në familje në Tiranë/ Burri vret me thikë gruan pas një konflikti në banesë

Krim në familje në Tiranë/ Burri vret me thikë gruan pas një konflikti në banesë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e sotëm në rrugën “Panorama”, ku rreth orës 10:20, pas një konflikti të çastit në banesë, shtetasi Hysni Patushi, 68 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen Lumturie Patushi, 58 vjeçe. 

 

Për shkak të plagëve të marra, kjo e fundit ka ndërruar jetë menjëherë. Pas kryerjes së krimit të rëndë, autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

 

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën. 

 

Aktualisht, vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e 68-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy