Zaimi: Personat me sindromën down të futen në skemën e rimbursueshme nga shteti (VIDEO)

Zaimi: Personat me sindromën down të futen në skemën e rimbursueshme nga shteti (VIDEO)

Themeluesja dhe drejtuesja e Fondacionit “Down Syndrome Albania”, Emanuela Zaimi, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, kërkoi që personat me këtë sindromë të cilët kanë aftësi të kufizuara, të përfshihen në skemën e rimbursueshme të shtetit.

Propozimi më konkret është që qeveria të fusë skemën e shërbimeve për sindromën down, t’i fusë në listën e ribursueshme. Kemi një reformë të aftësisë së kufizuar, të cilën e kemi mbështetur. Ne kërkojmë rimbursim për të gjitha shërbimet. Kemi ligjin e punësimit që 1/25 persona duhet të jetë me aftësi të kufizuar. Ka një ndërgjegjësim nga biznesi privat, por s’kemi statistika. Kemi nevojë për shërbime të aftësimit për punësim. Nuk kemi shërbime fare shtetërore për moshën mbi 18 vjeç. Mbarohet shkolla dhe fillon izolimi. Shkollat profesionale, kemi 0, 5 qind të fëmijëve me aftësi të kufizuar, nuk ka mësues ndihmës. Personat me aftësi të kufizuar marrin atë që e njohim si kemp, rreth 100 mijë lekë të vjetra. Por një orë teraupike kushton deri në 25 mijë lekë. Duhet të futet në skemën e rimbursueshme. Shteti mund të thotë të mbulojë 2 orë në jave nga seancat e terapisë, apo 50 për qind të çmimeve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy