Rama: Saliut iu vranë kupat e çupat, nuk e di ca do të bëjë në Parlament me një tufë kalamajsh

Rama: Saliut iu vranë kupat e çupat, nuk e di ca do të bëjë në Parlament me një tufë kalamajsh

Gjatë takimit elektoral në Pukë, kryeministri Rama u bëri thirrje pukjanëve të votojnë Partinë Socialiste për një mandat të dytë qeverisës. Duke komentuar partitë e vogla, Rama tha se ato nuk sjellin ndryshimin që pretendojnë, por thjesht duan të përfitojnë nga pushteti.

“Mos dëgjoni ca që dalin në TV dhe thonë më jep votën mua se partitë e vjetra nuk bëjnë. Mbyllini zërin TV-së dhe shihini nga fytyra. P.sh. Fahri Balliu. Mendoni: kjo fytyrë a ka shans të mendojë për mua. Mos e hani atë tek, t’i besoni lloj-lloj partie. Mos dëgjoni dokrrat e tyre, mbaron emisioni dhe thonë ku është copa ime. Dalin atje dhe thonë vendi po varfërohet. Mos ua bëni këtë hata fëmijëve”, tha ai.

Rama tha se njësoj siç u arrit të votohet reforma në drejtësi, do të përmbushen edhe reformat ë tjera në mandatin e dytë qeverisës.

”Ju kujtohet Saliu kur më thoshte në Parlament “kaq ta bësh dhëmbin, reforma në drejtësi nuk kalon”.  Erdhën si kurrë ndonjëherë 140 krerë deputetë, të gjithë kartonin jeshil lart, Saliu me ca të tjerë kokën poshtë”, tha ai.

Kreu i socialistëve nuk la pa komentuar edhe ndryshimet e fundit në PD.

“Saliu iku. Nuk ka ikur, se nuk ikën asnjëherë. Iu vranë kupat e çupat. Se ca do bëjë në Parlament me gjithë ata kalamaj rreth e rrotull, nuk e di. Unë mezi e pres”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy