Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e ka renditur Spitalin e Shkodrës si një ndër qendrat më të rëndësishme të kujdesit mjekësor në vend.
Gjatë një inspektimi në këtë spital së bashku me kryeministrin Edi Rama, Beqaj theksoi se investimet për përmirësimin e shërbimeve në këtë qendër shëndetësore do të vijojnë, teksa renditi dhe një sërë investismesh që janë bërë brenda dy viteve qeverisje.



