Mbështetja financiare për start-up/ Hallkaj: Produkti ynë, motor kërkimi në shqip për të gjitha pronat në Shqipëri (VIDEO)

Mbështetja financiare për start-up/ Hallkaj: Produkti ynë, motor kërkimi në shqip për të gjitha pronat në Shqipëri (VIDEO)

Nga 539 aplikime, 94 projekte inovative do të financohen nga Ministria e Sipërmarrjes nëpërmjet strategjisë së Start Up-ve. Granti me një fond total prej 300 milionë lekësh, përfaqëson një nga nismat e fundit qeveritare për mbështetjen e inovacionit dhe startup-eve.

Një ndër përfituesit e kësaj nisme, Fatjon Hallkaj, bashkëthemelues i produktit “Kaktu” në studion e “MCN lajme” e vlerësoj më nota pozitive mbështetjen e qeverisë për zhvillimin e startup-eve në vend.

Kanë fituar 90 e ca start-up dhe kjo do të thotë shumë sepse në realitetin tonë, në Shqipëri, kemi një instrument, sepse ka pasur edhe më parë thirrje të mëparshme, por vlen për tu thënë se i gjithë procesi ka qenë më i fokusuar në mënyrën se si mendon një start-up dhe në limitimet që ka, që të faza e aplikimit.

Ndryshe nga aplikimet që kemi pasur na është afruar një orientim i mirë për secilën fushe për të qenë sa ë të qarët dhe për të gabuar sa më pak.

Në rastin konkret, Hallkaj, thotë se kualifikimi në fazën e tretë të produktit të tyre, nënkupton mbështetje të idesë së projektit të tyre që është një motor kërkimi në gjuhen shqip, për të gjitha pronat dhe apartamentet në Shqipëri.

Praktikisht ajo që është bërë është ase secili që ka një ide të mirë, ose e ka produktin e mirë, si në rastin tonë që është në një stad pak më të avancuar, të ketë mundësi të këtë një dorë për të shkruar në fazën tjetër. Kështu që në rastin tonë, ne jemi kualifikuar në fazën e tretë për të vetëm arsye që ne të kishim një produkt që ishte i mbyllur dhe ishte për një numër të limituar përdoruesish, në rastin konkret, produkti jonë është KAKTU, dhe është një motor kërkimi për apartamente pronash në tërë Shqipërinë.

E vetmja mundësi që kemi pasur është që ti mblidhnim këto prona në kohë reale dhe ti ofronim disa agjencive në mënyrë si shërbim.

Qëllimi jonë dhe ajo që do të realizojmë deri në dhjetor është që praktikisht të mund që secili të futet në një platformë moderne e cila nga pikëpamja e dizajnit, tektonologjisë nuk do të ketë asgjë mangut, krahasuar me produktet e avancuara, nëpërmjet të të cilit do të kesh mundësi të navigosh, të kërkosh në të gjitha pronat në gjuhë shqipe, pa pasur nevojë siç ndodh në platformat tjera, duke u fokusuar te produkti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy