
Rreth 40 000 persona kanë udhëtuar drejt Selanikut këtë të dielë, duke protestuar kundër emrit të Maqedonisë, përballë statujës së Aleksandrit të Madh ndërsa në dorë kanë mbajtur parrulla “Jo fjalës Maqedoni”.
Flamujt grek po valëviten në shesh ndërsa turma është dëgjuar të këndojnë këngë nacionaliste. Emri i maqedonisë, ka përplasur komunitetin maqedonas dhe grek, në Melburn të Australisë, vend ku janë rregjistruar edhe incidente të përgjakshme.
Sipas mediave që kanë raportuar për ngjarjen, gjatë protestave të komunitetit grek me porosinë "Maqedonia është greke", ka ndodhur një përleshje fizike mes tyre dhe një grupi të maqedonasve që ndodheshin në lokalet në afërsi të konsullatës greke dhe mbanin veshje me simbole kombëtare. Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë edhe policia, e cila për shpërndarjen e turmës ka përdorur edhe gaz lotësjellës



