Procedimi i SPAK-ut për Elisa Spiropalin dhe bashkëshortin/ Bregu: Nuk erdhi nga hiçi, dosja po hetohet prej një viti

Procedimi i SPAK-ut për Elisa Spiropalin dhe bashkëshortin/ Bregu: Nuk erdhi nga hiçi, dosja po hetohet prej një viti

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar një procedim penal mbi kallëzimet e mbërritura ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ku përveç saj nën hetim pritet të jenë edhe të paktën pesë persona të tjerë, mes të cilëve edhe bashkëshorti i saj, Salarjon Totaj.

 

Duke komentuar këtë zhvillim në edicionin e lajmeve në MCN tv, gazetari Sokol Bregu hodhi poshtë pretendimet se ky procedim u hap si hakmarrje politike pas deklaratave të fundit të Spiropalit kundër Belinda Ballukut, duke theksuar se dosja ndodhet në SPAK prej më shumë se një viti dhe se vetë ajo e dinte që hetimet po shkonin drejt fundit.

 

Nuk e kam kuptuar ndonjë opinion publik që çdo herë ndërron krah. Në tetor të vitit 2025 është marrë në pyetje në SPAK bashkëshorti i saj. 

 jemi më shumë se një vit më vonë pas asaj marrjeje në pyetje, çka do të thotë se për mbi një vit janë zhvilluar hetime në bazë të informacioneve të dërguara në SPAK për një pasuri të pajustifikuar. 

 

Sipas gazetarit, lidhja e këtij procedimi me përplasjet e ditëve të fundit brenda Partisë Socialiste nuk qëndron.

 

Pra, nëse e lidhim këtë me zonjën Balluku për shkak se zonja Spiropali ka bërë akuza, po gabojmë. Kjo nuk erdhi nga hiçi; nuk është se dje zonja Spiropali akuzoi zonjën Balluku dhe sot na erdhi hetimi. Duhet të jemi të vëmendshëm: dosja është aty prej kohësh, këto të tjerat janë përralla. 

 

Në përfundim, Bregu kujtoi se veprimet e para hetimore kanë nisur shumë më herët, ndaj Spiropali ishte në dijeni të rrezikut ligjor.

Një vit e më parë është dërguar një informacion në SPAK për disa persona që lidhen me zonjën Spiropali dhe bashkëshortin e saj. 

Madje, një vit më parë edhe të afërmit e Spiropalit janë marrë në pyetje nga SPAK. 

Kështu që ky hetim ka kohë që zhvillohet dhe ajo e dinte që po i vinte fundi i hetimeve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy