Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Në Mariupol vlerësohen 20 mijë civilë të vdekur

Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Në Mariupol vlerësohen 20 mijë civilë të vdekur

“Mariupol ka qenë një qytet me 400 mijë banorë, por prej tre javësh ndodhet në kushte mbijetese pa ujë, energji, goditet vazhdimisht nga raketa, bombardohen edhe autokolona humanitare. Vlerësohet se viktimat civile janë 20 mijë. Dje u bombardua teatri i qytetit ku ishin strehuar 1200 gra dhe fëmijë. Kishte shenja se brenda kishte fëmijë, por gjithsesi përbindëshi goditi”.

Kështu deklaroi ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, në një lidhje me Komitetet e Jashtme dhe të Mbrojtjes të Parlamentit Europian.

Këshilli Bashkiak i Mariupolit deklaroi një ditë më parë se teatri i qytetit ukrainas janë strehuar mbi një mijë persona, ra pre e bombardimeve ruse.

Këshilli i qytetit me anë të një deklarate në Telegram, tha se forcat ruse kishin shkatërruar në mënyrë të qëllimshme Teatrin e Dramës në zemër të Mariupolit.

Avioni hodhi një bombë në një ndërtesë ku ishin fshehur qindra banorë paqësorë të Mariupolit. Është ende e pamundur të vlerësohen përmasat e këtij akti të tmerrshëm dhe çnjerëzor, sepse qyteti vazhdon të bombardohet në zonat e banuara. Pas bombardimeve u shkatërrua pjesa qendrore e Teatrit të Dramës, dhe hyrja në strehën e ndërtesës. Gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë në shënjestrën e armikut. Janë njerëz krejtësisht paqësorë dhe të paarmatosur. Ne kurrë nuk do të falim dhe nuk do të harrojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy