Itali, prindërve të ministrit Salvini u vjedhin shtëpinë

Itali, prindërve të ministrit Salvini u vjedhin shtëpinë

Shtëpia e prindërve të ministrit të Brendshëm italian ka rënë pre e hajdutëve.

Prindërit e Mateo Salvinit ndodheshin me pushime në momentin që persona të panjohur kanë hyrë në apartamentin e tyre në Milano, nga ku kanë marrë një kasafortë dhe disa objekte prej agjendi.

Paraprakisht, policia mendon se shtëpia e prindërve të Salvinit ka qenë thjesht objektivi i radhës dhe vjedhja nuk ka lidhje me postin e tij politik.

Një vjedhje tjetër e kryer në të njëjtin pallat, por një kat më sipër, e ka bërë policinë të mendojë se zgjedhja e apartamentit të prindërve të Salvinit ka qenë rastësore.

Hajdutët duket se kanë pasur kohë për të vepruar, pasi kanë nxjerrë nga muri kasafortën e shtëpisë.

Nuk dihet vlera e sendeve të vjedhura.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy