11 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të veriperëndim të Turqisë.
7 mjete u përplasën me njëra-tjetrën, mes të cilëve edhe tre autobusë dhe një kamion në autostradën e Marmarasë, në provincën Sakarya.
Shkaku i aksidentit ende nuk është bërë i ditur.
Kanali privat i lajmeve NTV tha se zona ishte e mbuluar me mjegull të dendur dhe dukshmëria ishte e ulët.



