Ukraina akuzon Rusinë se e ka sulmuar me raketa të Koresë së Veriut

Ukraina akuzon Rusinë se e ka sulmuar me raketa të Koresë së Veriut

Rusia ka goditur Ukrainën me raketa të furnizuara nga Koreja e Veriut, tha të premten ndihmësi i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak, pas një pohimi të mëparshëm nga Uashingtoni.

“Nuk ka më asnjë maskim... si pjesë e luftës së saj të drejtpërdrejtë gjenocidale, Federata Ruse goditi për herë të parë territorin e Ukrainës me raketa të marra nga Koreja e Veriut,” shkroi Podolyak në një postim në mediat sociale.

Pretendimet pasojnë një pohim të mëparshëm nga Shtëpia e Bardhë të enjten, e cila tha se inteligjenca e saj tregon se Rusia ka filluar të përdorë raketa të furnizuara nga Pheniani.

Podolyk nuk dha prova për të konfirmuar se raketat ishin nga Koreja e Veriut.

Uashingtoni, në komentet e tij, citoi informacione të deklasifikuara.

Zëdhënësi i sigurisë kombëtare John Kirby e përshkroi masën si një përshkallëzim “të rëndësishëm dhe shqetësues” në mbështetjen ushtarake të vendeve për njëri-tjetrin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy