
Gazetari Artan Hoxha në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV u shpreh se rasti Belerit është rasti më i pastër në Shqipëri, teksa theksoi se nuk e di si mund të kandidoj Beleri kur në 2019 u ndalua, u pengua kandidimi i tij.
Ai tha se Beleri është një njeri i dënuar me vendim të formës prerë dhe se ka shkuar dënimi i tij për ngjarjet e vitit 2003, ka shkuar deri në Strasburg dhe ka dënuar Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriu.
Sipas tij, Fredi Beleri, tashmë është një gozhdë e ngulur mirë tek Shqipëria, Beleri është përdorur për luftë të brendshme në Shqipëri.

Ka lënë në fuqi vendimin që ka dhënë Gjykata jonë e Vlorës. Pra, kjo drejtësia jonë, siç është shumë që ne e bëjmë paçavure, ka dhënë një vendim të drejtë. Edhe gjykata europiane e të drejtave të njeriut ka thënë se ky vendim është i drejtë. Beleri u dënua. Thjeshtë, Beleri u arratis në Shqipëri. Nuk iu nënshtrua atij vendimi. Kur ai vendim u parashkrua, Beleri u kthye në Shqipëri. Nuk mund të kandidosh një kandidat i një nivel të tillë, i cili është dënuar për dhunim të simboleve kombëtare ose diçka tjetër.
Njeri i arrestuar, u dënua në Greqi për armëmbajtje, ka bërë edhe burg atje. Njeri i dënuar në Shqipëri për dhunim dhe cënim të simboleve kombëtare, ndërkohë ka një dhunim nga shkalla e parë për vjedhjen e votave në procesin zgjedhor, nga ana tjetër ka qenë i hetuar për masakrën e Peshkopisë.
Një çështje që Greqia nuk na solli asnjë letër, asnjë fije letër. Ne kemi dy dëshmorë të atdheut. Ne kemi dy të dëshmorë dhe nga ana tjetër kemi një eurodeputet në burgun e Fierit.
Fredi Beleri, tashmë është një gozhdë e ngulur mirë tek Shqipëria, dhe Shqipëria do ta ketë aty. Ne e bëmë gabimin që në momentin e parë, e mbështeti opozita për luftën e brendshme, sepse Beleri është përdorur për luftë të brendshme në Shqipëri.
Është përdorur për betejë mes Greqisë dhe Shqipërisë, madje edhe për luftë të brendshme në Greqi midis opozitës dhe mazhorancës greke. Ndërkohë, Shqipëria tani do të merret gjithë kohën deri sa të vazhdojë kjo histori, sepse ka thashë ne kemi një eurodeputet në burgun e Fierit. E kupton tani si ka katandisur kjo histori?



