Bën piktura me leshin e deles, i riu: Do e kthej në biznes, një pikturë e shita 1 mijë euro në Suedi

Bën piktura me leshin e deles, i riu: Do e kthej në biznes, një pikturë e shita 1 mijë euro në Suedi

Artisti 21-vjeçar nga Fushë Arrëzi, Ervis Alia, i cili bën art dhe piktura me leshin e deles thotë se pasioni ka lindur në familje, e cila bashkëpunonte me një zonjë austriake dhe ka kontribuar në zonën e veriut.

Në atë kohë isha në Suedi dhe nëna bashkëpunonte me austriaken dhe bënte papuçe me lesh dele. Dhe aty realizonin, si unë me gjilpërë me dhëmbëza, papuçet.

Kur u ktheva nga Suedia e pashë metodën e papuçeve pastaj më lindi ideja për pikturë.

Jam i gëzuar që nuk funksionoi qëndrimi në Suedi, se kur nuk ke familjen pranë është e vështirë. 5 vite kam qëndruar atje, se isha vetëm.

Nga kur fillova të merresha me art, kam filluar ta ngre si biznes. Edhe në familje mamaja merret me punime artizanale dhe kam menduar ta kthej në biznes.

U ktheva se në Suedi nuk e gjeta veten. Në shtëpi jemi si artistë të gjithë. Mamaja është shumë kërkuese dhe thotë bëj një tjetër.

Leshi ngjyroset dhe më pas nis puna. Pikturohet në fillim me shkumës dhe më pas bëhet me mbushje me lesh.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Alia tregoi se tashmë kanë arritur që të bëjnë vetë në familje, shprishjen e leshit dhe deri tek ngjyrosja, por se pikturat i bën vetë.

Ai thotë se pikturat ka filluar i shet dhe se fillimisht e shiti një panoramë në Suedi prej 1 mijë euro, 80 me 70 cm dhe se tregun më të mirë e ka me të huajt.

Kam menduar që do vazhdoj për shkollë, për art ose pikturë. Ka raste që kam punuar edhe një muaj për një pikturë.

Pastrimi i këtyre pikturave bëhet me avull, nuk i bie ngjyra.

Alia ngriti si shqetësim se rinia nuk ka mbështetje, duke shtuar se vetëm nuk ia del askush.

Megjithatë ai tha se do punojë edhe disa kohë dhe më pas do hapë një ekspozitë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy