Shala: Plani franko-gjerman mbështet integrimin e Kosovës. Kurti ka pak hapësira që t’i ikë Asociacionit

Shala: Plani franko-gjerman mbështet integrimin e Kosovës. Kurti ka pak hapësira që t’i ikë Asociacionit

Analisti dhe eksperti i çështjeve të sigurisë Drizan Shala komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV debatet mbi planin franko-gjerman dhe presionin ndërkombëtar për një marrëveshje. Sipas Shalës kryeministri Albin Kurti ka shumë pak hapësira manovrimi sa i takon pranimit të Asociacionit të vitit 2013, që ka si bazament një marrëveshje ndërkombëtare dhe është ratifikuar në Kuvend.

Shala bën me dije se Kurti po tenton që përmes një formati të ri bisedimesh, të krijojë një Këshill Nacional Serb. Shala thotë se qeveria shqiptare është proaktive në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, dhe Rama do të jetë i pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Paris.

Kryeministri Kurti ka pak shumë pak hapësirë të manovorojë apo t’i ikë përgjegjësisë sa i përket formimit të këtij Asociacioni. Pasi Asociacioni i 2013-ës ka bazament një marrëveshje ndërkombëtare, pasi është i ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Ka përgjegjësi ligjore për zbatimin e Asociacionit të 2013-ës. Ndërsa kryeministri Kurti duke dashur t’i ikë formimit të të ashtuquajturës Zajednicës, po tenton që përmes një formati të ri bisedimesh, të krijojë një Këshill Nacional Serb, mbi modelin e bashkëpunimit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë, siç është edhe Këshilli Shqiptar në Luginë.  Kryeministri Kurti kërkon të krijojë një model të ri, që tenton ta inkomprojë në kuadër të marrëveshjes bazë në kuadër të planit franko-gjerman. Çështja është që pala serbe dhe ajo shqiptare tanimë janë të dakorduara, dhe kanë ofruar sa i përket çështjes së kërkesave apo propozimeve në shtator 2022.  Tanimë kemi një propozim final, të nivelit politik. Të dyja palët janë dakorduar që s’e pengojnë njëra-tjetrën në avancimet në rrugën drejt integrimeve euroatlanetike. Të dyja palëve do t’u mundësohet që të anashkalojnë barrierat, që ua pamundësojnë raportet e ndërsjella ndërshtetërore. Nëse s’do kemi avancim të marrëveshjes finale, Spanja dhe vende të tjera të BE edhe do të pengojnë anëtarësimin e Kosovës në partneritetit për paqe. Ka një pajtueshmëri sa i përket marrëveshjes bazë, mbi parimet, që mund të zhvillojnë një procedurë që të përmbyllet në 2030-ën. Sipas politikës europiane deri në 2030 nuk do ketë anëtarësim as të Kosovës as të Serbisë në mekanizmin e BE. Ky plani franko-gjerman ia mundëson të dyja palëve të avancojnë bashkëpunimin në fusha ekonomike, financiare, politike shoqërore. Pas një periudhe 7 dhe 8 vjeçare mund të ulen prapë palët dhe nga harmonizimi ndërreciprok mund të kemi edhe marrëveshjen përfundimtare për njohjen reciproke.  Në konturet aktuale nuk ka njohje de juro, por ka njohje de facto. Serbia njeh sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Baza e planit franko-gjerman mbështet anëtarësimin e Kosovës në strukturat euroatlantike.

Duke folur mbi presionin ndaj presidentit serb, Shala tha:

Në Kuvendin e Serbisë ka pasur një presion të jashtëzakonshëm nga partitë opozitare, që e kanë quajtur tradhtar Aleksandër Vuçiçin. Vuçiçi po tenton të krijojë një narracion të brendshëm, ku mund të thotë se minimalisht kemi fituar një Asociacion që e kemi nënshkruar në 2013. Qeveria e Kosovës po mundohet ta kanalizojë çështjen në një Këshill Nacional Serb. Kemi një taktizim të Vuçiç dhe të Kurtit. Brenda pak ditës do të kemi një takim, do të ketë marrëveshje në Paris ku dy planet do dakordohen për parimin bazë. Deputetët e Kuvendit janë të informuar vetëm nga kryetarët e partive të tyre, por s’ka ndonjë dokument. Kurti në të ardhmen mund të thotë që Kuvendi ka qenë i njoftuar nga unë, por s’kam dashur të merrem me çështje të brendshme. Ka një lojë eksplicite politike nga z.Kurti. AAK i ka legjitimuar kërkesa dhe ka ofruar mbështetjen që duhet pranuar me çdo kusht plani franko-gjerman, pasi nëse s’do pranohet gjerman, do kemi sanksione të nivelit diplomatik, deri pezullim të liberalizimit të vizave, heqja e kodit telefonik, pengesa të ndryshme financiare”.

I pyetur mbi rolin e Shqipërisë, Shala shprehet:

Kryeministri i Shqipërisë në prapavijë është duke luajtur rolin konstruktiv, por njëkohësisht është duke luajtur rolin e ndërmjetësuesin mes dy palëve. Kryeministri i Shqipërisë do jetë pjesë përbërëse e marrëveshjes ku do kemi nënshkrim mes Serbisë dhe Kosovës, dhe do jetë një nga eksponentët kryesorë. Qeveria shqiptare është proaktive në arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy