
Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme një biznes në bypassin e Lushnjes. Biznesi buzë autostradës ka disa njësi tregtimi ndër të cilat edhe një gomisteri.
Zjarri nga të dhënat e para aksidental ka përfshirë një mjet duke e djegur totalisht dhe një numër të konsiderueshëm panelesh diellore.
Zjarrfikësit e Lushnjes në ndihmë të të cilëve erdhën dhe zjarrfikësit e Divjakes vunë nën kontroll zjarrin por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Ndërhyrja e zjarrfikësve ka izoluar zjarrin duke mos e lejuar të djegë pjesën e brendshme të bizneseve.
Text Pjesa 2



