
Në mbretërimin e saj 70-vjeçar, Elizabeth II u provua një administratore e aftë për të menaxhuar institucionin mbretëror, për të marrë vendime të menduara dhe për të ndërtuar marrëdhënie me publikun.
Sot, sipas vlerësimeve të Forbes, monarkia britanike në tërësi kap vlerën e 88 miliardë dollarëve. Mbretëresha zotëronte personalisht një pjesë të vogël të saj: 447 milionë dollarë, të cilat duhet t'i shkonin familjes së saj. Prej disa javësh, tabloidët anglezë po merren me trashëgiminë, duke supozuar se nga kjo vlerë e pamasë, ndër ata që nuk do të shohin as një qindarkë do të jetë rebeli Harry.
Sipas Star and International Business Time, e cila publikoi lajmin për misterin e testamentit të mbretëreshës, gushtin e kaluar sovranja ka rishikuar testamentin duke hequr nga lista e përfituesve djalin e dytë të Charles dhe Lady Dianës.
Automatikisht, kjo lë jashtë edhe dy stërnipërit: Lilibeth Diana, e lindur në vitin 2021, dhe djali i madh Archie, i cili është tre vjeç. Për këtë vendim duket se nuk ka ndikuar thjesht zgjedhja e Dukës së Sussex-it dy vjet më parë për të dhënë dorëheqjen si 'pjesëtar i lartë' i familjes mbretërore. Por edhe sjellje të tjera të konsideruara armiqësore nga Familja Mbretërore, duke filluar me intervistën e bujshme që Harry dhe Meghan i dhanë ekskluzivisht Oprah Ëinfrey-t.
Por, edhe nëse mbretëresha e ka përjashtuar, Harry nuk është pa gjë. Kur Princesha Diana vdiq në 1997, paratë e saj u ndanë në mënyrë të barabartë midis dy fëmijëve. Pesë vjet më vonë, kur Nëna Mbretëreshë vdiq, princi trashëgoi një pjesë shumë më të madhe të pasurisë prej 14 milionë paund (27 milionë dollarë) sesa vëllai i tij i madh Uilliam. Këtë vendim mediat britanike e shpjeguan kështu: Uilliam është i dyti në radhën e fronit dhe nëna e Mbretëreshës Elizabeth donte të mbronte të ardhmen financiare të Harry-t.
Sipas Forbes, pasuria personale e Elizabeth është 85 milionë dollarë të trashëguara nga Nëna Mbretëreshë dhe 12 milionë dollarë nga bashkëshorti i saj Princi Philip pas vdekjes së tij. Ne emër të saj janë shumë nga të ardhurat që vinin nga Crown Estate. Gjithashtu, 300 bizhuteritë e famshme i shtohen listës së pronave të mbretëreshës.
Sipas tabloidëve britanikë, këto të fundit do t'i shkojnë gruas së Princit Uilliam, Kate Middleton, dhe stërmbesës së dashur, Charlotte. Nga “arsenali” i bizhuterive me rubin përrallor, diamante, perla dhe ar, Lilibeth dhe Meghan duket se nuk do të marrin asgjë.



