Importi i naftës, Shehaj: Sektori me evazionin më të madh, çmimet janë abuzive

Importi i naftës, Shehaj: Sektori me evazionin më të madh, çmimet janë abuzive

Në Shqipëri, tregu i naftës funksionon sipas parimit të një karteli. Kështu u shpreh në MCN Economy koordinatorja për antikorrupsionin në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj. Sipas saj, janë 3-4 kompanitë që operojnë në këtë treg, ndërsa mekanizmat që mund të mbrojnë konsumatorin i janë dhënë me koncesion privatit.  

Pjesa e çmimit është më e ndjeshmja, përpos cilësisë. Ne në fakt kemi një treg të çuditshëm. Skema e importit ka ndryshuar disi. Tashmë është një kompani që furnizon në mënyrë të përditshme kompanitë shqiptare kur ka nevojë. Është një udhëzim që nëse e blen sot naftën, do ta zhdoganosh nesër me çmimin e bursës.

Çmimet janë abuzive. Nuk kemi parë transparencë as nga qeveria, as nga bordi. Tregu funksionon si kartel. Janë dy-tre kompani. Bordi u krijua për të krijuar idenë se qeveria po punonte për të vendosur transparencë. Thanë që do ta shkrijnë, nuk e shkrinë se u doli McGonigal.

Nuk patëm kurrë strategji. Importuesi është privat. Kontrollin e cilësisë e kemi dhënë me koncesion. Metrologji-kalibrimin po ashtu. Pra nuk kemi kontroll mbi këto. Po ta shikosh nuk kemi vetëm naftën, edhe mielli na doli kartel.

D.m.th. nëse e sheh na dalin 3-4 kompani që kanë krijuar një kartel. Në çdo hallkë ku duhet të mbrohemi, nuk ka më kush na mbron. Se Rilindja tha ne jemi të paaftë dhe le ta bëjë privati.

Shehaj tha se importi i naftës është sektori ku ndodh shmangia më e madhe e taksave.  

Fiskalizimi nuk do të rregullojë gjë në aspektin e cilësisë dhe as të kalibrimit. Evazionin më të madh kur kam drejtuar unë administratën tatimore e kemi gjetur te nafta. Fiskalizimi do të ndikonte në mbledhjen më të mirë të taksave, por jo në çmim.

Dogana e bën kontrollin në kohë reale. Varet nga ngritja ose jo e traut. Ne kemi numër më të madh makinash në Shqipëri dhe përdorim më pak naftë se Kosova. Ky është tregues abuzimi dhe kontrabande.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy