Rrugët e bllokuara për një orë ditën e martë nga ana e Partisë Demokratike shkaktuan një seri procedimesh penale nga Policia e Shtetit. Kështu, në Tiranë është paditur kryetari Lulzim Basha dhe 12 deputetë të tjerë, ndërsa në Elbasan dhe Lushnjë gjithashtu u regjistruan procedime në prokurori.



