
Politologu Ilir Kalemaj në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me skandalin e ish-shefit të FBI-së. Ai tha se skandalet janë duke ndjekur njëra-tjetrën dhe se një çështje e re duket sikur po del për të sfumuar atë parapraken.
Sipas tij sot Rama duhet të ishte në seancën parlamentare për të folur, pasi ka qenë vetë ai që ka pranuar se e ka atë një mik të ngushtë.
Duket qartë kam parë spekulime sepse skandalet ndjekin njëra tjetrën. U duk sikur padia e re në SPAK ishte për të sfumuar çështjen e inceneratorëve dhe kjo e McGonigal për të sfumuar 21 janarin. Rama ka qenë në dijeni të këtij hetimi se ishte vetë ai që tha para disa kohësh se e ka mik McGonigal. Pyetja e parë që na vjen ndërmend është çfarë miqësie kanë këta të dy? Ai ka ardhur në Shqipëri si lobit është bërë aksioner i një studio ligjore, por çfarë miqësie mund ta lidhë atë me Ramën? Pasioni për pikturën, pasioni për letërsinë, politikën, besoj se nuk është asnjëra nga këto. Rama duhet të ishte sot në kuvend sepse kjo është një çështje ndërkombëtare.
Më tej ai shtoi se ajo që është shqetësuese nga ana tjetër është pse Rama gjen kohë dhe mundësi për të pritur zotërinë në fjalë apo atë tjetrin shqiptaro-amerikanin për çështje lobingu të pastra.
McGonigal na rezulton në Shqipëri me studio ligjore, etj etj. Deripaska ka qenë një nga oligarkët rusmë të ngushtët të Putinit. Pra kemi të bëjmë me një akt flagrant të hyrjes së parave ruse në kulmin e luftës Ukrainë- Rusi dhe ne kemi një bashkëpunim, të kapur me presh në dorë të përfaqësuesve më të lartë në Shqipëri në këtë aferë. Kjo është një aferë për të cilën është duke vijuar hetimi dhe se ku futet Rama në këtë mes, cilat janë interesat e tij kjo pastaj do hetohet nga SHBA.
Ndërsa lidhur me seancën e sotme plenare, Kalemaj tha se jemi në një qerthull që shpikim me idenë që shashka e radhës do zhvarrosë tjetrën.
Në këtë republikë skandalesh qoftë nga maxhoranca apo opozita mbajnë vëmendjen e publikut ndezur por asnjëherë nuk i shkohet deri në fund. Skandali me ish-zyrtarin e FBI do jetë muajit në vijim për të gjykuar, ryshfetin për favore politike apo është thjeshtë një çështje e interesit të palëve të treta dhe që s’ka lidhje me Shqipërinë.



