PD padit ministrin Lleshaj dhe policinë për dhunë në protestat e opozitës

PD padit ministrin Lleshaj dhe policinë për dhunë në protestat e opozitës

Prokuroria pritet të hetojë në vazhdim lidhur me veprimet e policisë gjatë protestave të opozitës, organizuar që nga data 16 shkurt e më tej.  E gjithë kjo, pasi Prokuroria ka pranuar një kallëzim penal ndaj Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Policisë së Shtetit. Regjistrimi i kallëzimit penal ka ardhur pas një padie të ngritur nga Partia Demokratike.

Në padinë e depozituar nga sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi policia akuzohet për veprime në shkelje të ligjit. Sipas PD, Policia e Shtetit ka shpërdoruar detyrën në protestat e zhvilluara nga 16 shkurti deri në 16 mars.

Për Partinë Demokratike përdorja e gazit lotsjellës dhe ujit me presion për të shpërndarë protestuesit përkthehet në shkelje të ligjit dhe tej kompetencave ligjore nga ana e policisë. Me këto veprime sipas PD, policia nuk ka pasur synim zbatimin e ligjit por pengimin e zhvillimit të protestës.

Mbi këto pretendime të Partisë Demokratike,  Prokuroria e Tiranës, ka regjistruar kallëzimin penal ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Policisë së Shtetit. Tashmë pritet që Prokuroria të nis procesin e hetimit bazuar në këtë padi të ngritur nga PD.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy