Hisen Berisha, deputet i PDK-së në një lidhje skype me studion e lajmve në MCN TV ka folur lidhur me vizitën e sotme të presidentes së Komisionit Evropian në Prishtinë, ku u ndal tek thirrja e saj ndaj Serbisë për njohjen De Facto të Kosovës.
Ai tha se njohja de facto për Kosovën ekziston që nga ’99 dhe se pa bazën juridike nuk ka përmbyllje të konfliktit politik të Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, modeli që kanë sjell Bashkimi Europian, duhet të kërkohet që të kalojë detyrimisht nëpër filtrin e kushtetueses.
Mendoj se spekulimi me termin njohje de facto nuk i bën nder BE dhe atyre që duan të fshihen pas të tjerëve, njohja de facto në Kosovë ekziston që me mbarimin e luftës. Këtu nuk guxon të ketë asnjë trup tjetër policor me kushtetuesen e Kosovës, trupat legjitimë në Kosovë janë KFOR dhe KSF. Gjendja de facto është pranuar nga Serbia që nga 10 qershor 1999. Në vijën kufitare të Kosovës është krijuar një vijë kufitare me Serbinë, një brez sigurie tokësor që s’ka guxuar ta cenojë ndonjëherë Serbia.
Depërtimet e tilla, dhe që po mundohen të gjitha ta quajnë grup terroristë, atëherë është qëllimi për ta rehabilituiar Serbinë se ato ishin trupa ushtarake të Serbisë të armatosura dhe pa njohjen de juro kjo qëndron ashtu derisa vendi që ka forcën për ta bërë atë nuk e bën. Prandaj pa bazën juridike pa njohjen de juro nuk ka përmbyllje të konfliktit politik të Kosovës dhe Serbisë.
Tani këto terma spekulative se ne duhet ta bëjmë asosacionit, prandaj tani po bëhet bashkësi dhe është ndryshe dhe për ta bërë këtë që është një rregullim territorial, që do të thotë se ky model që kanë sjell BE, së pari nuk është në asnjë dokument të mëhershëm dhe mendoj se duhet të kërkohet që të kalojë detyrimisht nëpër filtrin e kushtetueses dhe besoj se s’do të ndodhë se ka dyshime se nuk është në frymën e kushtetutës. Po më duket se Kurti po e bën bashkimin në versionin më të keq të mundshëm dhe me këtë version gjendje de facto nuk do të ketë, por thjesht po blihet kohë për interesat strategjike të dy liderëve atij në Beograd dhe këtij në Prishtine.



