Na thanë të gënjenim, e dinim që virusi vriste! Publikohet kamera e fshehtë si ekspertët në Wuhan e fshehën Covid

Na thanë të gënjenim, e dinim që virusi vriste! Publikohet kamera e fshehtë si ekspertët në Wuhan e fshehën Covid

Mjekët kinezë janë filmuar fshehurazi duke pranuar se e dinin se sa i rrezikshëm ishte koronavirusi kur nisi të përhapej në Wuhan, por u kishin thënë që të gënjenin.

Profesionistët mjekësorë në Wuhan thonë se ata e dinin për vdekjet nga virusi që në dhjetor të 2019-s, por ishte mesi i janarit kur Kina të informonte për herë të parë OBSH-në për një fatalitet.

Ata gjithashtu kuptuan që virusi po transmetohej mes njerëzve, por spitaleve u tha “të mos thoshin të vërtetën” dhe thirrjet për të hequr dorë nga festimet e Vitit të Ri u refuzuan, sepse autoritetet donin të "paraqisnin një shoqëri në harmoni".

Dëshmia e re, e cila do të transmetohet sonte në një dokumentar ITV të quajtur “Outbreak: The Virus That Shook The World” (Shpërthimi: Virusi që tronditi botën), del përballë mohimeve të Kinës se e fshehu në fillim epideminë.

Ky skandal vjen edhe në mes të presionit në rritje ndaj Kinës, pasi një panel i mbështetur nga OBSH tha të hënën se Pekini ishte shumë i ngadaltë në përgjigjen ndaj shpërthimit të virusit, disa ditë pasi SHBA publikoi pretendime të reja që sugjeronin se virusi mund të ketë dalë nga një laborator i Wuhan-it.

Video gjithashtu shton provat se Kina gënjeu botën për fazat e hershme të shpërthimit të koronavirusit, duke e lejuar atë të kalonte në një pandemi globale.

Mjekët kinezë të filmuar fshehurazi nga një gazetar vendas thonë se ata e dinin më parë se virusi ishte vdekjeprurës.

“Në të vërtetë, në fund të dhjetorit ose fillim të janarit, i afërmi i dikujt që unë njoh vdiq nga ky virus. Shumë nga ata që jetonin me të ishin gjithashtu të infektuar, përfshirë njerëz që njoh”, tha një mjek.

Deri në 12 janar, OBSH thoshte se nuk kishte 'prova të qarta të transmetimit nga njeriu tek njeriu' dhe tha se ishte i sigurt për reagimin e Kinës ndaj virusit.

Një mjek tjetër mjek kinez thotë: “Të gjithë e dinim se nuk mund të kishte asnjë dyshim për transmetimin nga njeriu në njeri”.

Sipas një raportimi, mjekët që morën pjesë në një takim spitali u tha të mos flisnin për specifikën e virusit.

“Ne e dinim që virusi transmetohej nga njeriu tek njeriu. Por kur morëm pjesë në një takim në spital, na thanë të mos flisnim. Udhëheqësit e provincave u thanë spitaleve të mos thoshin të vërtetën”, thotë një prej mjekëve.

Mjekët gjithashtu pretendojnë se autoritetet i dinin rreziqet e festimeve të Vitit të Ri, duke kuptuar se udhëtimi dhe turmat mund të përshpejtonin përhapjen e virusit.

Dëshmia e profesionistëve mjekësorë të Wuhan-it mbështetet nga virologë kryesorë, përfshirë specialistin e sëmundjeve infektive Dr Yi-Chun Lo:

“Menaxhimi i hershëm i shpërthimit ishte thjesht një rrëmujë, një dështim. Mendoj se pandemia mund të ishte shmangur në fillim nëse Kina ishte transparente në lidhje me shpërthimin dhe do të siguronte shpejt informacionin e nevojshëm për botën”.

Kina informoi fillimisht OBSH-në për 27 raste të sëmundjes së atëhershme të panjohur më 31 dhjetor 2019, por nuk raportoi për vdekje deri në mes të janarit.

Përkthyer nga Daily Mail. Ndalohet ribotimi pa burimin MCN.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy