Gent Strazimiri: Reagimet e Bashës për Foltoren si Nano në ‘98-n (VIDEO)

Gent Strazimiri: Reagimet e Bashës për Foltoren si Nano në ‘98-n (VIDEO)

Gent Strazimiri, ish deputet i PD ishte ndër të parët që kundërshtoi përjashtimin nga grupi parlamentar demokrat të Sali Berishës. Një nga arsyet që ai ndau në rrjetet sociale se përse u bë pjesë e Foltores ishte fakti që sipas tij, Basha ka gënjyer, duke ngritur edhe dyshimet për bashkëpunim të tij me Edi Ramën.

Qëndrimin e kreut të PD Lulzim Basha menjëherë pas Foltores, Strazimiri tha për edicionin e lajmeve të MCN TV se e sheh si reagim nën presion ndërkohë që krahasoi terminologjinë e tij më të Fatos Nanos më 1998-ën. Sipas Strazimirit Basha është i padenjë për të drejtuar beteja dhe se është ai oksigjeni i Ramës pasi tentojë tu imponojë qëndrimet e veta të rinjve demokratë.

Intervista:

Z. Strazimiri, “ju thoni se të rinjtë që iu bashkuam dje foltores se Sali Berishës refuzojnë "bashkëgrabitjen", nuk shiten dhe nuk blihen!!! Po shitet PD sipas jush, nga z. Basha?

Strazimiri: E thanë dje të rinjtë që ai i konsideroi oksigjen për Ramën. Ata treguan se janë oksigjeni i PD, oksigjeni i Ramës është ai që tentoi tu imponoi mendimin dhe qëndrimet. Secili prej tyre e tha dje. Qëndrimi menjëherë pas Foltores i Bashës është i pavend dhe e bën atë edhe më të padenjë për atë që ai e quan tranzicion. E shoh reagimin e tij nën presionin e djeshëm nga Foltorja. Pashë terminologji të vjetëruar, mu duk sikur po fliste Fatos Nano më 1998-ën. Ai është i padenjë për të drejtuar betejë. Një fitore pa betejë nuk ekziston. Bashkëqeverisje do të thotë ftesë për grabitje që dje FRPD ia hedhi poshtë.

Z. Strazimiri, dje z. Basha akuzoi Sali Berishës se I jep frymëmarrje regjimit të Edi Ramës dhe se koha e tij ka mbatuar. I ka ikur koha z. Berisha sipas jush?

Strazimiri: Terminologjigja e Bashës ishte koncentrat e asaj që është thënë për Berishën nga armiqtë më të egër. Mu kujtua Nano dhe eskorta e tij që thonin Berishës i ka mbaruar koha. Kreu i PD që i drejtohet të rinjve me atë fjalor nuk është më i denjë të kuptojë më asgjë. Ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë. Mendoj se po abuzohet shumë me Ndërkombëtarët. Mendoj se një ambasador ta bëjë një gjë të tillë sepse është e dënueshme në vendet të cilat përfaqësojnë. Betejën e 30 vjeçare të PD ai e quan trekëndësh të Bermudës, Basha ka zgjedhur fatin e Nanos dhe kjo tregon se e ka zgjedhur vetë rezultatin.

Mbeshtesni ju rikthimin e tij në krye të PD?

Strazimiri: Unë mbështes rikthimin dhe vendosjen në krye këdo që do të votojnë anëtarët e PD. Jam i gatshëm të pranoj çdo vendim.

Në çfarë pozite do e vinte PD, një skenar, që kryetari i saj të jetë një person i shpallur non grata nga SHBA?

Strazimiri: Në asnjë pozitë. Vullneti i demokratëve nuk është i asnjë kancelarie botërore. Berisha është i vetmi i shpallur non grata pa asnjë provë dhe ka hapur gjyq që të paraqiten prova. Berisha që ditën e parë këtë ka kërkuar. Si njeri me dinjitet e ka çuar në një gjykatë ndërkombëtare dhe pret provat dhe është njeriu i duhur për të drejtuar betejë për shoqërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy