Pula: Banesat me qira ditore do të shtojnë dhe kriminalitetin, cenohet siguria pasi nuk ka asnjë të dhënë të personave që i frekuentojnë

Pula: Banesat me qira ditore do të shtojnë dhe kriminalitetin, cenohet siguria pasi nuk ka asnjë të dhënë të personave që i frekuentojnë

Gazetari Besmir Pula tha në studion e MCN Informacion se siguria në banesat me qira ditore cenohet pasi nuk ka regjistrime dhe të dhëna të personave që i frekuentojnë. Sipas Pulës, banesat me qira ditore të cilat përdoren për prostitucion, konsumimin e drogave apo bërjen e një jetë të shfrenua shton kriminalitetin.

Siguria në banesat me qira ditore cenohet në momentin kur nuk ka regjistrime, ose të dhëna bazike të personave që i frekuentojnë.

Duke qenë në një treg kaq ilegal banesat të tilla që jepen me qira ditore do të shtojnë dhe kriminalitetin. Kriminaliteti i të huajve, një nga këto është dhe pjesa që nuk janë si hotelet që kanë disa rregulla pak më ndryshe, në regjistrimin ose mbajtjes së të dhënave. Shtimi i turizmit, ka shtuar dhe kriminalitetin duke nisur dhe nga një sërë veprash të tjera.

Ne kemi bërë disa kronika sa i përket marrjes me qira të këtyre banesave që shfrytëzohen për pjesën e prostitucionit, dhe jo vetëm, janë zonat brenda Unazës së vogël si Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, zona pranë bllokut të ambasadave. Pjesa më e madhe a atyre që kërkojnë një banesë me qira e kërkojnë në zona afër qendrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy