
Keni bërë plane që të festoni Vitin e Ri jashtë vendit? Tashmë, përpara se të prisni një biletë udhëtimi, duhet patjetër që të mësoni se cilat janë masat anti-Covid që ka secili shtet në fuqi.
Ministria e Jashtme ka vënë në dispozicion për të gjithë qytetarët hartën e botës ku ju njeh me të gjitha masat për çdo shtet.
Mjaftoni që të klikoni shtetin dhe aty do ju shfaqen masat, kategoritë e udhëtarëve që lejohen si edhe dokumentet e nevojshme.
Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE, për udhëtimet nga çdo vend i BE drejt Shqipërisë. Pas vaksinimit të plotë, shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht në vendet e BE.
Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar kritere dhe rregulla të caktuara për vendet e treta, referuar lëvizjes në vendet e BE. Për informacion të përditësuar mbi rekomandimet e Këshillit, klikoni në linkun bashkangjitur: https://bit.ly/3jZcgAZ
Disa prej vendeve të BE mund të aplikojnë protokolle më specifike, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara sipas çdo shteti. Për më shumë informacion për lëvizjen në vendet e BE-së: https://reopen.europa.eu/en/



