
Presidenti Ilir Meta tha ditën e sotme në konferencën që mbajti me gazetarët se do të hedhë në gjyq gazetën austriake për shkrimin e publikuar disa ditë më parë.
Ç’koment të kem për këto mjerime të Rilindje lokale dhe ndërkombëtare. E kam parë atë shkrimin pa emër. Shkrim pa emër për presidentin e një vendi. I cili nuk është gjë tjetër por është vetëm një ripërtypje në publik e disa shkrimeve të bëra nga revista Father Jones. Sa i takon LSI-së keni deklaratë nga ish-zëdhëneësi i saj Sulçe në 5 prill 2018. Ja ku e keni që në 3 maj një gazetar, më ka bërë për këtë çështje dhe përgjigja është shumë e qartë që është një mashtrim, pasi kam marrë pjesë si kryetar I parlamentit së bashku me Vasilin me ftesë të komunitetin organizator dhe gjithçka është e verifikueshme. Tani ato thonë se ka qenë Ilir Meta atje dhe ka paguar 700 mijë dollarë, nëse u duket Vasili si Trup, atë ka nxjerrë gazeta austriake. U duket Petriti si Trumpi? Është shumë e verfikueshme.
Do jete edhe në gjyq në Vjenë për këtë shkrim të kësaj gazete. Këtu ku jam unë me Vasilin rrinë zyrtar e senator. E gjitha është vetëm një mashtrim. Këto foto i kam bërë që 30 vjeç me presidentin Klinton, e kam nxjerrë mallin e fotos. As nuk kam paguar e as nuk do të paguaj asnjë cent. Kemi njoftuar ambasadën në Vjenë, për t’i informuar për korrektësi. Por të mos isha president nuk do t’i padisja. Ato do të shkojnë në gjyq dhe ka garë të madhe nga avokatët atje për të më përfaqësuar mua. Do t’i nxjerrë me emër të gjithë ato që kanë shkruar.’
Meta tha se Rama po mundohet të terrorizojë qytetarët dhe në vend të kësaj ai duhet të hetojë 30 e ca milionë eurot evazion fiskal për inceneratorët.
Kam qenë gjithmonë në krye të detyrës. Më keni thënë që nuk po mban ekuilibrin. Ekuilibri mbahen kur ka dy palë, kur ka qeveri , opozitë, por kur të gjithë janë një palë dhe të gjithë janë në funskion të 5-6 oligrakëve, dhe për të mbajtur qytetarët në terror.
Po ato 30 e ca milionë euro evazion fiskal për incveneratorët pse nuk po hetohen. Kompanitë fikstive, Çështë ky terror që po i bëhet qytetarëve. Kush të ka penguar?
Ata nuk janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve ashtu sikuse disa oligarke nuk janë përfituesit e vërtetë të koncensioneve.
E kemi thënë. Kush që është bërë njësh me qeverinë për shkeëljen e kushtetius dhe kapjen e drejtësisë ka cënuar sovranitetin e vendit. Por nuk mund ti fusim në thes të gjithë. Nuk jam këtu për të bërë gjykime e vlerësime. Angazhimi për të ardhmen është për shqiptarët në interes të shqiptarëve.
E padisktueshmë që s’do të ketë më drejtësi me regji.



