Vihet në skenë “Marmelladov”/ Regjisori dhe aktorët: Na mungon kultura e investimit në art   (VIDEO)

Vihet në skenë “Marmelladov”/ Regjisori dhe aktorët: Na mungon kultura e investimit në art (VIDEO)

Në datat 5-6 dhe 7 shtator në skenën e teatrit të Metropolit do të vihet pjesa “Marmelladov”, një histori e bazuar në romanin “Krim e Ndëshkim” të Dostojevskit. Në studion e MCN TV, regjisori Xhino Musollari dhe aktorët Marius Dhrami dhe Brikela Prifti ndanë me shikuesit sfidat e kësaj sipërmarrjeje. Ata thanë se mungesa e mbështetjes financiare e bën më të vështirë punën për projekte të kësaj natyre.  

 

Marius Dhrami - aktor

 

Më pëlqen që pjesa nuk është gjë tjetër veçse jeta që ne e marrim të mirëqenë. Nuk është e tillë. Këto ditët e fundit kemi humbur disa aktorë të mëdhenj. Ne i marrim gjërat të mirëqena. Edhe tjetrin përballë e marrim të tillë pa e ditur se në çfarë kthesash kalon qenia e tij psikofizike. Ka kaq shumë aty brenda. Mund të jetë një cikë tragjike, por e mira është të mos i marrim kaq të mirëqena. 

 

Aktorët nuk kanë mbështetje tjetër përveç rrogës. Këtu aktorët akoma paguhen nga shteti. Kjo e bën jokomode punën për ata që zhvillohen rrugës si aktorë. Një aktor sado i vjetër të jetë nuk mund të dalë nga puna për t’i lënë vendin një të riu. Jemi përpjekur të krijojmë një fushatë, sa artistike, aq edhe marketingu. 

 

Në dijeninë time, ministritë dhe bashkitë financojnë vetëm ato projekte që janë të lidhura me institucionet e bashkisë. Në fund fare mendoj që duhet të shikohet më gjerë. Ato janë taksat e qytetarëve dhe nuk mund të shpërndahen ashtu. Është një luftë e vërtetë kur të propozohet një rol dhe të thuhet edhe pagesa, është një komoditet i madh. Por kur të thuhet hajde se do të bjëm një projekt është.. 

 

Brikela Prifti – aktore 

Isha shumë e lumtur për këtë rol. Jam shumë e lumtur që luaj Sonjën, më ka mësuar shumë. Është një personazh aq i fortë dhe i brishtë. Më përshtatet ky personazh. 

 

Xhino Musollari – regjisor 

 

E kemi përshtatur duke nisur nga gjuha e novelës për ta bërë të dëgjueshme dhe të interpretueshme në skenë. Po të shohësh posterin, çdo gjë i ka ndejtur kohës kur zhvillohen ngjarjet. Po thelbi është i gjithëkohshëm. I sjellë në kohët e sotme, nuk thua pajtoni me karrocë, por makina. Megjithatë, njësoj të përplasin të dyja. 

Në përzgjedhjen e aktorëve me të cilët do të punosh, kam pasur rastin që ekipin ta ndërtoj vetë. 

Sponsorizimet shkojnë aty ku gjenerohen më shumë të ardhura. Ne na mungon kultura e të investuarit në art. Arti është një shërbim publik. Në momentin që ka njëfarë veshi të shurdhër... duhet të ketë një qasje tjetër ndaj aktorëve që marrin përsipër të bëjnë gjëra, kur të tjerë me qindra mijëra euro.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy