
OSBE-ja në Tiranë ka reaguar për ndalimin e gazetarëve nga policia gjatë protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Bëhet fjalë për gazetarët Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani të cilët u arrestuan gjatë kryerjes së detyrës së tyre kur raportonin në terren.
Në njoftimin zyrtar të prezencës së OSBE-së shkruhet se media e ka të domosdoshme të mbulojë demostratat dhe se incidentet që prekën gazetarët duhet të hetohen si duhet.
Deklaratë e Prezencës së OSBE-së
E drejta e gazetarëve për të mbuluar protestat është domosdoshmëri për zhvillimin demokratik. Ne kemi besim se incidentet që prekën gazetarët Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani do të hetohen si duhen.



