
Ish-prokurori Gentian Trenova tha në studion e lajmeve të MCN Tv se do të ishte mirë që për të ruajtur edhe sekretin hetimor godina e SPAK-ut dhe e BKH-së të ishte në një vend të veçuar të Tiranës.
Duke vijuar Trenova tha se shpeshherë nga dalja e sekreteve dhe zbulimi i personave që thirren për deklarime dëmtohen dhe hetimet.
Pozicioni i BKH-së dhe SPAK-ut ndoshta mund të jetë ideuar gabim. Godina, vendndodhja. Duhet të ishte në një vend që të mos kishte shumë akses media, publiku.
Shumë gazetarë shkojnë dhe ndjekin gjyqet dhe në atë rast marrin vesh se çfarë ndodh tek SPAK dhe BKH-ja. Kjo dëmton dhe hetimet në disa raste.
Mirë do të ishte që SPAK të ishte në një vend larg qendrës, por e veçuar dhe jashtë Tiranës. Duhet të ishte më e kontrolluar.
Pastaj është pjesa e ndërgjegjësimit të vetë prokurorëve dhe punonjëseve të BKH-së.
Punonjësit e BKH nuk e kanë ende eksperiencën e duhur, dhe nuk janë mësuar me ruajtjen e sekretit. Nuk janë marrë hetues me eksperiencë.



