Një i mitur ka gjetur vdekjen dje në ujërat e lumit Shkumbin.
Viktima me iniciale K.A., 14 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, mësohet se ka qenë duke u larë në lumë së bashku me të vëllanë dhe kushëririn e tij, kur është mbytur.
Ata kanë tentuar ta shpëtojnë por nuk kanë arritur.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore dhe proceduriale për rastin.



