Grabitje në Tiranë, dhunohet 55-vjeçari që transportonte me motor vlera monetare të një pike valute

Grabitje në Tiranë, dhunohet 55-vjeçari që transportonte me motor vlera monetare të një pike valute

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te ish-dollari, përballë Bankës së Shqipërisë.

Një kambist është grabitur nga disa persona të cilët e kanë goditur me çekiç dhe i kanë marrë të gjitha paratë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, ku 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.

Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy