Numër rekord i gazetarëve të burgosur në 2020

Numër rekord i gazetarëve të burgosur në 2020

2020 ka qënë një vit jo fort i mirë për median, me një numër rekord gazetarësh të burgosur në të gjithë botën.

Raporti i hartuar çdo 12 muaj nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) zbulon se 274 gazetarë përfunduan në burg për shkak të detyrës, përfshirë këtu 34 gazetarë të cilët u arrestuan për lajme të rreme.

Por kjo shifër nuk përfshin ata që janë arrestuar dhe liruar.

Për të dytin vit radhazi, rekordin e mban Kina,  me 47 gazetarë pas hekurave, e ndjekur nga Turqia me 37.

Egjipti ka regjistruar 27 gazetarë të burgosur, dhe 24 në Arabinë Saudite.

 15 janë në burg në Iran, ku Ruhollah Zam u ekzekutua në 12 Dhjetor pasi u përball me 17 akuza përfshirë spiunimin dhe përhapjen e lajmeve të rreme jashtë vendit.

Në raport shkruhet se burgosja e anëtarëve të medias këtë vit ka pësuar rritje.

Sekretari i përgjithshëm i OKB Antonio Guterres është shprehur i tronditir nga rezultatet e raportit.

Në një deklaratë, udhëheqësi i Selisë së OKB  u bëri thirrje qeverive që të lirojnë menjëherë gazetarët e ndaluar vetëm për ushtrimin e profesionit të tyre, duke përsëritur deklaratat e tij të mëparshme për përpjekje të përbashkëta të cilat kundërshtojnë pandëshkueshmërinë e përhapur për krime të tilla.

"Në jetën tonë të përditshme ,gazetarët dhe operatorët e medias janë thelbësorë për të na ndihmuar të marrim vendime të informuara. Ndërsa bota lufton pandeminë Covid-19, këto vendime janë edhe më të rëndësishme dhe mund të bëjnë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes ".ka deklaruar ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy