Reshjet e dendura të shiut bllokojnë rrugët në Elbasan, uji depërton në katet e para të pallateve (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë rrugët në Elbasan, uji depërton në katet e para të pallateve (VIDEO)

Stuhia e shoqëruar me reshje të dendura shiu që përfshiu në orët e para të mëngjesit Elbasanin, ka shkaktuar probleme në qytet.

Korrespondenti i MCN TV raporton se në qendër të Elbasanit ka pasur rrugë të bllokuara dhe pemë të rëna. Sa i takon lagjeve te ish-Konservimi uji ka depërtuar në katet e para të pallateve dhe të garazheve.

Në unazën veriore, nga Kryqëzimi i Luleve deri te Stacioni i Trenit ka po ashtu prani uji. Dy shtëpi kanë probleme poshtë digës së Zaranikës.

Ndërsa në bashkinë e Peqinit disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Agjencia e Shërbimeve Publike në Bashkinë Elbasan ka nxjerrë në terren ekipet e saj për monitorimin e situatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy