Drafti i Ministrisë së Mjedisit, biologu Miho: Pa ndryshuar qasjen politike, VNM-të do të dështojnë (VIDEO)

Drafti i Ministrisë së Mjedisit, biologu Miho: Pa ndryshuar qasjen politike, VNM-të do të dështojnë (VIDEO)

Biologu Alek Miho e vlerëson si një hap pozitiv draftin e ri të Ministrisë së Mjedisit për përmirësimin e procedurave të vlerësimit të ndikimit në mjedis, por shprehet kritik për qasjen ndaj zonave të mbrojtura. 

Në një intervistë për MCN, Miho paralajmëron se pa një ndryshim të vizionit politik për mbrojtjen e natyrës, proceset e vlerësimit mjedisor rrezikojnë të mbeten vetëm formale. Ai kërkon rishikimin e ligjit për zonat e mbrojtura dhe anulimin e lejeve të dhëna sipas paketës së maleve, duke argumentuar se zhvillimet turistike në këto zona kërcënojnë biodiversitetin dhe habitatet natyrore.

Intervista:

-Si e vlerësoni këtë projektvendim të Ministrisë së Mjedisit? mendoni se ndryshimet e propozuara mjaftojnë për të garantuar mbrojtjen e zonave të mbrojtura?

Ky projektvendim i parë kështu siç është ka vlera pozitive sepse fuqizon cilësinë e vlerësimit të lejeve te ndërtimit në mjedis. Në situatën që ndodhemi, nuk kuptoj a dëgjon kryeministri Rama “përse bien kambanat”, pasi ne presim që ai të hedh hapa konkretë për atë që kërkojnë qytetarët, BE për ndryshimet e ligjit 21/24. Pjesa tjetër është fshirja e të gjitha lejeve që janë dhënë nën frymën e paketës së maleve që është joshëse. Ajo ka ndikime të rëndësishme në mjedis. Zonat e mbrojtura, mbrohen dhe nuk zhvillohen. Ky projekt draft stonon, është njëlloj si “fshati digjet, e plaka krihet”. Jam shumë i revoltuar që pas 2 muajsh protestë, këtu të gjithë dëgjojnë, përveç qeverisë shqiptare. 

-Nëse raportet e vlerësimit të ndikimit në Mjedis do të përfshijnë më shumë të dhëna dhe analiza, sa garanci japin këto që projektet me ndikim të lartë të mos miratohen?

Në gjithë këto vite unë kam parë shumë VNM. Të gjitha VNM japin një përfundim rozë, sepse vendimi është marrë për zhvillimin. Në rastin konkret e merr KKRT dhe shumë institucione të tjera. Nëse do ndërtosh një resort brenda një zone të mbrojtur, VNM ka dështuar. 

-Ekspert të ndryshëm kanë ngritur shqetësimin se proceset e vlerësimit mund të mbeten vetëm formale. Si mund të shmanget kjo?

Nëse nuk ndryshon qasja ndaj mjedisit, VNM do të dështojë! Është vizion i gabuar që këto hapësira të mbetura të zonave të mbrojtura të zhvillohen me projekte. 

-Sa i rëndësishëm është ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura për të qenë në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian?

Ligji ekzistues është i bërë nga grup ekspertësh në përputhje me ligjet e BE. Të gjitha këto u shkelën me amendament. Ai ligj është i turpshëm sepse nuk ka asgjë në mbrojtje të natyrës. 

-A ka sot Shqipëria mekanizma të mjaftueshëm për të kontrolluar ndikimin e projekteve të mëdha në biodiversitet dhe habitatet natyrore?

Ka këshillin kombëtar të territorit, por qasja e këtyre zotërinjve është e kufizuar. Ata ngrenë kartonin për të zhvilluar një zonë të caktuar. Shqipëria është model i qasjes negative të mjedisit. 

-Cilat janë ndërhyrjet më urgjente që Shqipëria duhet të bëjë për të garantuar mbrojtjen e natyrës dhe përmbushjen e standardeve europiane?

Ndërhyrjet më urgjente janë nga politik bërja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy