Në teatrin kombëtar eksperimental do të ngjitet në skenë vepra “Të martën në supermarket”. Përmes monologut të aktores Laura Nezha, regjisori Kiço Londo synon të përcjellë mesazhin e pranimit, pasi në qendër është historia e një transgjinoreje e cila kërkon të fitojë mbi të gjitha dashurinë e të atit.



