Makina e policisë përplaset me Benz-in luksoz në Durrës (FOTO)

Makina e policisë përplaset me Benz-in luksoz në Durrës (FOTO)

Një aksident ku është përfshirë një automjet i policisë sapo është regjistruar në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14: 10 pranë sheshit “Pranvera” në afërsi të kryqëzimit të lokaleve të zona e Lulishtes.

Një automjet i patrullës është përplasur me një automjet luksoz tip “Benz” me targa AA 353 NH.

Sipas të dhënave të para, mësohet se nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale tek të dyja mjetet.

Aksidenti ka shkaktuar trafik në këtë zonë, ndërkohë që forcat e policisë po punojnë për lirimin e trafikut.

“DurrësLajm” sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

Do të jenë ekspertët ata që do të përcaktojnë shkaktarin e këtij aksidenti, por ndërkohë siç shihet edhe nga pamjet, automjeti i uniformave blu ka qenë në parakalim./DurresLajm

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy