Kathleen Turner është një ndër aktoret e njohura të kinemasë amerikane të viteve ’80. Në Shqipëri e njohim më së shumti për rolin e saj në krah të Michael Douglas, “Lufta e Rozëve”, por edhe për filmin “Në kërkim të thesarit të fshehur”, të dy sërish në rolet kryesore.
Turner u shfaq së fundmi në një event në Nju-Jork, ku shumë prej atyre që e adhuronin dikur, nuk e njohën.
Pavarësisht se 63 vjeçe, duket se ajo e ka lënë veten pasdore, pasi gjurmët e viteve janë të dukshme, njësoj si pasha shumë mbi atë normale.



